Ndërlidhjet

Tridhjetë ditë arrest shtëpiak për katër serbët


Ilustrim
Ilustrim
Katër serbëve, të arrestuar tri ditë më parë në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, Gjykata Komunale në Kamenicë u ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh, shkruajnë mediat serbe.

Burimet e njëjta, duke u thirrur në deklaratat e Ministrisë për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, thonë se të arrestuarit, gjatë kësaj periudhe, duhet të lajmërohen te policia lokale në baza ditore.

Policia e Kosovës, të martën në mbrëmje, ka arrestuar katër pjesëtarë të komunitetit serb, në mesin e tyre kryetari ilegal i Vitisë, pasi në automjetin e tyre është gjetur material zgjedhor i Serbisë.

Ndalimet kanë pasuar arrestimin e dy shtetasve kosovarë nga ana e autoriteteve serbe te Dheu i Bardhë, nën dyshimet për “spiunazh dhe tregti me drogë”, bazuar në fletarrestimet e, siç thuhet, Gjykatës së Qarkut në Gjilan dhe drejtorisë së policisë serbe në Beograd.
XS
SM
MD
LG