Ndërlidhjet

Anan kërkon armëpushim të menjëhershëm në Siri


I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan.
I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan.
I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan, i ka bërë thirrje presidentit sirian, Bashar al-Asad, të zbatojë menjëherë armëpushimin – çfarë është pjesë e planit që synon zgjidhjen e konfliktit në këtë vend.

Thirrja e Ananit vjen pas raporteve që thonë se trupat qeveritare të Sirisë kanë granatuar sërish Homsin – bastionin kryesor të opozitës.

Asad ka deklaruar se pajtohet me propozimet e Ananit për zgjidhjen e konfliktit, por zëdhënësi i emisarit ndërkombëtar ka thënë se ky i fundit do që Qeveria siriane të ndalojë dhunën menjëherë.

“Afati i fundit është tani”, ka thënë zëdhënësi Ahmad Favzi.

Plani i Ananit bën thirrje për armëpushim, për tërheqjen e trupave ushtarake dhe armëve të rënda, qasjen e grupeve të ndihmës, lirimin e të burgosurve politikë dhe qasjen e gazetarëve.

Protestat antiqeveritare dhe dhuna kanë përfshirë Sirinë qysh në mars të vitit të kaluar. Që nga ajo kohë, Kombet e Bashkuara thonë se mbi 9,000 persona, shumica nga ta civilë, kanë humbur jetën në trazira.
XS
SM
MD
LG