Ndërlidhjet

Federata Ruse e Hokejit kundër rezolutës së PE-së


Ekipi rus i hokejit - arkiv
Ekipi rus i hokejit - arkiv
Federata Ruse e Hokejit ka shprehur mbështetje ndaj “të drejtave të Bjellorusië” për të organizuar kampionatin botëror të sportit në akull, më 2014.

Deklarata vjen në kohën kur Bjellorusia përballet me kundërshtime në rritje të komunitetit ndërkombëtar për organizimin e turneut, për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut që bën regjimi i Alekdander Lukashenkos.

Drejtori ekzekutiv i Federatës Ruse të Hokejit, Valeri Fesuk, ka dënuar rezoluitën e Parlamentit Evropian, e cila u bën thirrje autoriteteve të hokejit të shqyrtojnë anulimin e vendimit për organizimin e ngjarjes në Minsk.

Fesuk tha se zyrtarët e hokejit rus nuk do ta braktisin Bjellorusinë.

Rezolutën e Parlamentit Evropian e ka kritikuar edhe Duma Shtetërore e Rusisë duke e quajtur “jokonstruktive”.

Në rezolutën e tij, Parlamenti Evropian ka kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë të burgosurve politikë në Bjellorusi.
XS
SM
MD
LG