Ndërlidhjet

Pakistan: Ushtria ka vrarë 21 militantë


Ushtari pakistanez në roje
Ushtari pakistanez në roje
Zyrtarët e Pakistanit thanë sot se ushtria e këtij vendi i ka vrarë së paku 21 militantë në përleshjet gjatë natës.

Përleshja shpërtheu kur një grup, prej më se 50 militantësh, e sulmoi pikën ushtarake në hapësirën Khadizai.

Zyrtarët e sigurisë thanë se militantët ishin vrarë kur trupat qeveritare u përgjegjën me artileri dhe armatim tjetër të rëndë.

Konfirmimi i pavarur i të dhënave nuk është i mundshëm për shkak se gazetarët dhe punëtorët humanitarë nuk lejohen në këtë hapësirë.

Khadizai është një territor, që në pjesën më të madhe kontrollohet nga talibanët, dhe është skenë e përleshjeve të shpeshta ndërmjet forcave të sigurisë dhe militantëve.
XS
SM
MD
LG