Ndërlidhjet

Xhekpoti historik - të paktën një fitues


Bileta të lotarisë
Bileta të lotarisë
Xhekpoti më i madh në historinë e lotarisë së Shteteve të Bashkuara, në vlerë prej 640 milionë dollarësh, është fituar nga të paktën një tiketë.

Zyrtarët janë duke kontrolluar nëse ka edhe ndonjë tjetër biletë fituese për tërheqjen e së premtes mbrëma.

Tiketa fituese është shitur në Baltimor të Merliendit dhe numrat fitues janë 2-4-23-38-46. Shanset për të fituar xhekpotin e plotë ishin vendosur në 1 në 175 milionë.

Xhekpoti i mëparshëm, në vlerë prej 390 milionë dollarësh, ishte ndarë nga dy fitues, në Gjeorgji dhe Nju Xhërsi, në vitin 2007.

Fituesit në SHBA duhet të paguajnë 25 për qind të çdo çmimi të lotarisë mbi 5,000 dollarë, për taksat federale.
XS
SM
MD
LG