Ndërlidhjet

Avokati i Bellsit: Qeveria fsheh prova


Ushtari amerikan, Robert Bells (majtas)
Ushtari amerikan, Robert Bells (majtas)
Xhon Henri Broun, avokati i rreshterit amerikan, Robert Bells, i cili akuzohet për vrasjen e 17 civilëve afganë më 11 mars, tha se qeveria “po fsheh prova” dhe nuk ofron bashkëpunimin e premtuar për mbrojtje.

Broun tha se ekipi i tij nuk ka qenë në gjendje të intervistojë dëshmitarët në Afganistan dhe kjo, sipas tij, bën të mendojë se qeveria ka vendosur të ndalojë çdo informacion në lidhje me rastin.

“Kemi pritur më shumë bashkëpunim. Prokurorët e rastit na kanë premtuar bashkëpunim, por ne nuk po shohim një gjë të tillë”, tha Broun.

Ai tha se e kupton që klienti i tij po gjykohet nga gjykata ushtarake dhe rregullat janë ndryshe nga gjykata civile.

“...por, autoritetet ushtarake dhe qeveritare na kanë premtuar se po qe se dërgojmë njerëz në Afganistan, ato do të bashkëpunojnë, por ato qartazi e kanë shkelur premtimin”, tha Broun.

Bells akuzohet për vrasjen e tetë të rriturve dhe nëntë fëmijëve jashtë bazës së tij në Kandahar të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG