Ndërlidhjet

Siria "po mbron civilët"


Homs, Siri
Homs, Siri
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme siriane, Xhihad Makdisi, tha se Qeveria ka mundur kryengritjen antiqeveritare.

Ai tha se forcat qeveritare do të tërhiqen nga zonat urbane vetëm pasi ato të jenë të qëndrueshme.

Sipas tij, forcat tani janë “në gjendje të vetëmbrojtjes dhe po mbrojnë civilët”.

Komentet e Makdisit pasojnë thirrjet për armëpushim të menjëhershëm të të dërguarit të Kombeve të Bashkuara dhe të Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan.

OKB-ja thotë se mbi 9,000 persona kanë humbur jetën në Siri, që nga shpërthimi i kryengritjes në mars të vitit të kaluar.

Të shtunën, Qeveria turke ka bërë të ditur se mbi 17,000 sirianë janë zhvendosur në Turqi.
XS
SM
MD
LG