Ndërlidhjet

SHBA dhe Gjiri Arab forcojnë bashkëpunimin


Sekretarja Klinton gjatë takimit me Mbretin Abdullah në Riad.
Sekretarja Klinton gjatë takimit me Mbretin Abdullah në Riad.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duan të përmirësojnë strategjitë me shtetet e Gjirit Arab, në lidhje me sigurinë detare dhe mbrojtjen raketore, për të luftuar kërcënimet e Iranit.

Duke folur para konferencës për siguri në Arabinë Saudite, Klinton ka thënë se qeveritë e SHBA-së dhe të Gjirit ndajnë shqetësimet për aktivitetin bërthamor të Iranit dhe ndërhyrjen e tij në çështjet e fqinjëve.

Ajo tha se partneriteti me Uashingtonin krijon potenciale enorme për avancimin e interesave të përbashkët, duke e përshkruar angazhimin amerikan për Gjirin si “të palëkundshëm”.

Komentet e saj vijnë një ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, është zotuar për sanksione të reja kundër Iranit.

Perëndimi druan se aktiviteti bërthamor i Republikës Islamike ka për qëllim krijimin e armëve bërthamore – çfarë hidhet poshtë nga Teherani zyrtar.

Të premten, sekretarja Klinton ka diskutuar me mbretin saudit, Abduallah, në lidhje me stabilitetin e tregut të naftës.
XS
SM
MD
LG