Ndërlidhjet

Nis takimi "Miqtë e Sirisë"


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Përfaqësues nga më shumë se 60 shtete perëndimore dhe arabe kanë nisur bisedimet në Stamboll për t’i bërë presion Damaskut që të pranojë planin e OKB-së dhe të Ligës Arabe për paqen në Siri.

Konferenca “Miqtë e Sirisë” vjen në kohën kur Damasku ka shpallur fitoren ndaj opozitës, por ka thënë se nuk do të tërheqë tanket dhe trupat nga qytetet derisa jeta t’i kthehet normalitetit.

Kreu i Këshillit opozitar Sirian Kombëtar, Burhan Galiun, i ka ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar armatosjen e kryengritësve. Ai ka thënë para takimit në Stamboll se populli sirian pret një “qëndrim të guximshëm” nga takimi.

OKB thotë se më shumë se 9 mijë njerëz janë vrarë nga aksionet qeveritare në kryengritjen që nisi një vit më parë me protestat pro-demokracisë.
XS
SM
MD
LG