Ndërlidhjet

Mbahen zgjedhjet në Birmani


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Në Birmani janë duke u zhvilluar zgedhjet, të cilat cilësohen të jenë më të lirat në këtë vend për disa vite.

Në votime pritet që liderja e opozitës Aung San Su Ki të zgjedhet në parlament për herë të parë.

Zgjedhjet vijnë pas disa muajsh të reformave të qeverisë së mbështetur nga ushtria.

Zgjedhjet e së dielës do të mbushin ulëset e zbrazëta në legjislativin 664 anëtarësh.

Kjo nuk do të ndryshojë bilancin e pushtetit në vend, që edhe më tej kontrollohet nga zyrtarët ushtarakë në pension.

Por, liderja opozitare që ishte nën arrest shtëpiak në zgjedhjet e vitit 1990 dhe 2010, ka thënë se nuk do t’i vijë keq, po që se nuk zgjedhet në parlament, sepse sipas saj, zgjedhjet kanë zgjuar interesim e popullit për politikën dhe vendin.
XS
SM
MD
LG