Ndërlidhjet

Klinton: Asadi shkeli premtimet


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton tha se regjimi sirain duket të ketë shkelur premtimet për zbatimin e planit të paqes të propozuar nga i dërguari i OKB-së dhe i Ligës Arabe Kofi Anan.

Ajo në konferencën “Miqtë e Sirisë”, tha se SHBA po i ofron pajisje komunikimi opozitës siriane dhe kërkon nga opozita që të zhvillojë një “plan politik të veprimit”.

Më herët, kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta mbështesë të drejtën e Sirisë për t’u “vetëmbrojtur”.

Ai tha në hapje të konferencës se nëse “Këshilli i Sigurimit i OKB-së përmbahet nga ndërmarrja e përgjegjësisë, komuniteti ndërkombëtar nuk ka rrugë tjetër, pos të pranojë të drejtën e sirianëve për t’u vetëmbrojtur”.
XS
SM
MD
LG