Ndërlidhjet

"Miqtë e Sirisë" njohin Këshillin Kombëtar Sirian


Siri
Siri
“Miqtë e Sirisë” në takimin në Stamboll thanë se e njohin Këshillin Kombëtar Sirian si përfaqësues legjitim të të gjithë sirianëve.

Në një deklaratë përfundimtare, të takimit njëditor, thuhet se dritarja për presidentin sirian Bashar al-Asad për të zbatuar përkushtimet për të cilat është pajtuan nën planin e OKB-së dhe Ligës Arabe për paqen, nuk mund të lihet hapur përgjithmonë.

Në deklaratë i bëhet thirrje të dërguarit të IOKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Ananit që të caktojë afat kohor për hapat e ardhshëm, përfshirë, kohën e kthimit në Këshillin e Sigurimit.

Përfaqësues nga më shumë se 60 vende të Perëndimit dhe të vendeve arabe kanë marrë pjesë në takimin në Stamboll, për t’i bërë presion Damaskut, që t’i japë fund aksionit njëvjeçar kundër opozitës.

Rusia, Kina dhe Irani nuk kanë marrë pjesë.

Gjatë konferencës, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, i kërkoi pjesëtarëve të qeverisë së Asadit, që të ndërpresin operacionet që kanë në shënjestër civilët, ose do të përballen me “pasoja serioze”.
XS
SM
MD
LG