Ndërlidhjet

Aung San Su Ki: Epokë e re për Mijanmarin


Aung San Su Ki flet para mbështetësve të saj në qytetin Jangon
Liderja për demokraci në Mijanmar (ish Birmani), Aung San Su Ki, e ka vlerësuar si “epokë të re” fitoren bindëse të partisë së saj në zgjedhjet e para, pas disa dekadave të sundimit nga junta ushtarake.

Partia e saj tha se Su Ki, fituese e Çmimit Noble për Paqe në vitin 1991, e cila ishte e burgosur nga junta gjatë kohës më të madhe në 22 vitet e fundit, ka fiituar ulëse në Parlament, në votimet e së dielës.

Partia e saj, Liga Kombëtare për Demokraci, thotë se ka fituar 44 prej 45 vendeve në Parlament.

Këto ishin zgjedhjet e para prej se qeveria civile e mbështetur nga ushtria e Mijanmarit e mori pushtetin, para një viti.

Në vitin 1990, Liga Kombëtare për Demokraci pat arritur fitore bindëse, por ishte bllokuar nga ushtria për ta marrë pushtetin.
XS
SM
MD
LG