Ndërlidhjet

Irak: Rënie e numrit të personave të vrarë


Ndërtim i objekteve në Irak
Ndërtim i objekteve në Irak
Numri i irakianëve të vrarë në muajin mars të këtij viti, ishte më i ulët prej 2003, kur filloi invadimi i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas të dhënave zyrtare, 112 irakianë, përfshirë 78 civilë, janë vrarë në sulme në mbarë Irakun, gjatë muajit të kaluar.

Ky numër është për pothuajse 50% më i vogël në krahasim me numrin e të vrarëve në muajin mars të vitit të kaluar.

Mëtutje, numri më i madh i të vrarëve u shënua më 18 mars, kur në një valë të sulmeve në qytete të ndryshme u vranë 50 dhe u plagosën afro 250 vetë.

Gjatë muajit mars, në Bagdad u organizua samiti i Ligës Arabe, që ishte tubimi i parë i këtij lloji në kryeqytetin e Irakut, prej vitit 1990.

Për shkak të masave të larta të sigurisë, samiti kaloi pa dhunë.

Shtetet e Bashkuara e kompletuan tërheqjen e vet nga Iraku, vitin e kaluar, kështuqë tash siguria është në duart e forcave të Irakut.
XS
SM
MD
LG