Ndërlidhjet

Nis samiti ASEAN në Kamboxha


Liderë shtetërorë në samitin e ASEAN, Pnom Pen, 03 prill 2012
Liderë shtetërorë në samitin e ASEAN, Pnom Pen, 03 prill 2012
Një takim i Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) është hapur sot nën masa të rrepta sigurie në kryeqytetin e Kamboxhas.

Reformat në Mianmar, planet për lansimin e raketës nga Koreja Veriore dhe kontesti detar pritet të jenë në krye të agjendës së takimit dyditor që mbahet në Pnom Pen.

Filipinet dhe Vitenami kanë akuzuar Kinën se po i tregon muskujt ushatrakë në lidhje me kontestin e Detit të Kinës Jugore.

Kina ka refuzuar “ndërkombëtarizimin” e këtij kontesti, që lidhet me një zonë të pasur me burime, duke preferuar që kjo të diksutohet në mënyrë bilaterale, ose në samitin ASEAN, që vepron në bazë të parimeve të konsensusit.
XS
SM
MD
LG