Ndërlidhjet

Sky hap kanal televiziv arab


Selia e News Corp, në Nju Jork
Selia e News Corp, në Nju Jork
Një kanal i ri televiziv në gjuhën arabe që ka lidhje me manjatin e mediave Rupert Mërdok, planifikon që të nisë transmetimin në muajin e ardhshëm.

Njoftimi për lansimin më 6 maj, vjen pas më shumë se dy vjet përgatitjesh që Sky News Arabia t’i bashkohet tregut në rritje të lajmeve në gjuhën arabe.

Po ashtu është një nxitje për përpjekjet e Abu Dabit që ta paraqesë Dubain si një qendër rajonale të mediave.

Sky udhëhiqet nga British Sky Broadcasting, ku aksionari më i madh është kompania “News Corporation” e Mërdokut.

Kanali do të konkurrojë kundër rrjeteve pan arabike si Al-Jazeera me seli në Katar dhe Al-Arabiya në Dubai. Vitin e kaluar, princi saudit miliarder Alvalid bin Talal tha se planifikon që të nisë një kanal televiz informative arab që do ta kishte bazën në Bahrein.
XS
SM
MD
LG