Ndërlidhjet

Talebanët marrin përgjegjësinë për vrasjen e gjashtë personave


Afganistan, foto nga arkivi
Afganistan, foto nga arkivi
Forcat talebane në Afganistan kanë marrë përsipër përgjegjësinë për helmimin dhe vrasjen e gjashtë njerëzve, në një postbllok në provincën Helmand.

Në mesin e viktimave thuhet se janë katër oficerë policie dhe dy civilë.

Autoritetet thonë se incidenti ka ndodhur në distriktin Nahri Saraj, në mbrëmjen e 2 prillit. Shefi i policisë në Helmand, Ahmad Nabi Elham, ka bërë të ditur se tre policë vazhdojnë të jenë të zhdukur dhe ka dyshime se mund të kenë lidhshmëri me vrasjet.

Zëdhënësi i talebanëve Qari Usef Ahmadi ka marrë përgjegjësinë në emër të milicisë islamike.
XS
SM
MD
LG