Ndërlidhjet

UNHCR: Refugjatët e luftës në Bosnjë, ende prioritet


Sarajevë, Maj 1995
Sarajevë, Maj 1995
Komisioni i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, UNHCR, thotë se edhe 20 vjet pas rrethimit të Sarajevës, refugjatët që ikën nga zhbërja e përgjakshme e ish Jugosllavisë vazhdojnë të mbeten në mesin e pesë prioriteteve kryesore të kësaj agjencie.

Zëdhënësja e UNHCR-së, Melisa Fleming, that ë martën se “shumica e të përndjekurve dhunshëm nga shtëpitë e tyre”, gjatë luftës në Bosnjë 1991 – 1995, ose janë kthyer në shtëpitë e tyre ose janë integruar diku tjetër.

Ajo tha se UNHCR-ja ka mirëpritur përpjekjet e përtërira të qeverive në rajon, për të përshpejtuar krijimin e kushteve për akomodimin e më shumë se 74 mijë personave, të cilët ajo i cilësoi si “refugjatë në nevojë”.

Rrethimi 44 muajsh i Sarajevës filloi para 20 vitesh, më 6 prill të vitit 1992. Konflikti në Bosnjë la pas vetes rreth 200 mijë njerëz të vrarë dhe 2.2 milionë refugjatë apo persona të zhvendosur.
XS
SM
MD
LG