Ndërlidhjet

Rasmusen: Gjeorgjia – “partner model” i NATO-s


Rasmusen (majtas) dhe Sakashvili
Rasmusen (majtas) dhe Sakashvili
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, e ka lavdëruar Gjeorgjinë, duke e cilësuar si “partner model” i aleancës.

Në takimin e sotëm në Bruksel, me presidentin e Gjeorgjisë, Mihail Sakashvili, Rasmusen theksoi se përkushtimi i NATO-s i vitit 2008, se Gjeorgjia do të duhej t’i bashkohej aleancës një ditë, ende “qëndron fuqishëm”.

Me këtë rast, zyrtari i lartë i NATO-s, ka theksuar involvimin e Gjeorgjisë në operacionet në Afganistan, duke bërë të ditur se deri në fund të këtij viti, Tbilisi pritet ta ketë numrin më të madh të trupave, që nuk janë anëtare të NATO-s.

Në fjalimin e tij, presidenti Sakashvili, i ka ofruar siguri zotit Rasmusen, se zgjedhjet parlamentare të parapara për muajin tetor do të jenë krejtësisht “transparente” dhe ka kërkuar që komuniteti ndërkombëtar të dërgoj vëzhgues në zgjedhje.

NATO-ja i kishte bërë thirrje Gjeorgjisë për implementimin e reformave demokratike, si pjesë e synimit të këtij vendi për anëtarësim në aleancë.
XS
SM
MD
LG