Ndërlidhjet

FMN: Ripërtritja globale mbetet e ndjeshme


Kristine Lagarde
Kristine Lagarde
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristine Lagarde, tha se ekonomia globale ka filluar të rritet pas recesionit, por ripërtritja mbetet e ndjeshme.

Duke folur sot në Uashington, ajo theksoi se veçanërisht e ndjeshme është ripërtritja evropiane, por i ka lavdëruar përpjekjet nga vendet e eurozonës.

Ajo tha se programet emergjente të eurozonës duhet të vazhdojnë të zgjerohen.

Mëtutje, zonja Lagarde tha se është në interes të Shteteve të Bashkuara për ta ndihmuar Evropën lidhur me krizën e borxheve.

Ajo ka argumentuar se FMN-ja duhet të ketë më tepër fonde për zbutjen e streseve financiare.
XS
SM
MD
LG