Ndërlidhjet

Pakistan: Nga dhuna sektare – 10 të vrarë


Pamje nga Islamabadi
Pamje nga Islamabadi
Së paku 10 vetë janë vrarë sot dhe 40 të tjerë janë plagosur në përleshjet, pas një sulmi me granatë dore në qytetet veriore pakistaneze, Gilgit dhe Çilas.

Granata e dorës ishte gjuajtur gjatë një tubimi në Gilgit.

Ky tubim i palejuar nga autoritetet u realizua, përkundër orës policore të imponuar nga organet e rendit, pas disa ditëve të dhunës sektare ndërmjet myslimanëve lokalë sunitë dhe shiitë.

Këto trazira janë intensifikuar prej se ministri i brendshëm i Pakistanit, Rehman Malik, është pajtuar për ndryshime në studimet islamike, që ishin kërkuar nga anëtarët e komunitetit shiit.

Prej atëherë, edhe sunitët kanë demonstruar dhe kanë kërkuar ndryshime të tjera.
XS
SM
MD
LG