Ndërlidhjet

Australi: Arritën ushtarët e parë amerikanë


MInistri i jashtëm i Australisë Stefen Smith
MInistri i jashtëm i Australisë Stefen Smith
Afro 200 ushtarë të Shteteve të Bashkuara e kanë filluar vendosjen gjashtëmujore në Australi.

Ata janë vala e parë e kontigjentit prej 2500 ushtarëve, derisa Uashingtoni e thellon praninë ushtarake në rjaonin Azi-Paqësor.

Vendosja e ushtarëve amerikanë në pjesën veriore të Australisë ka shkaktuar shqetësim në Kinë, pasi kjo në Pekin duket si strategji amerikane për mbizotërim në rajon.

Ministri i mbrojtjes i Australisë, Stefen Smith, sot i ka hedhur poshtë idetë e këtilla, duke thënë se Australia nuk e sheh Kinën si kërcënim.
XS
SM
MD
LG