Ndërlidhjet

Turqi: Ish presidenti në gjykatë për komplot


Pamje nga Stambolli
Pamje nga Stambolli
Ish presidenti i Turqisë, Kenan Evren, sot paraqitet në një gjykatë për rolin e tij në grushtshtetin ushtarak në vitin 1980.

Pesëdhjetë njerëz ishin ekzekutuar, gjysmë milioni ishin arrestuar, qindra kishin vdekur në burgje dhe shumë të tjerë ishin zhdukur, gjatë tri viteve të pushtetit ushtarak, pas komplotit më 12 shtator të vitit 1980.

Tash, më se 30 vjet më vonë, një gjykatë në Ankara, e fillon dëgjimin për këtë rast, kundër ish presidentit Kenan Evren, 94 vjeçar, i cili kishte shërbyer si president.

Në gjykatë duhet të paraqiten edhe anëtarët e gjallë të komplotit ushtarak të vitit 1980.

Meqë zoti Evren është shumë dobët me shëndet, është e paqartë nëse ai do të jetë në gjendje ta mbajë dënimin me burg të përjetshëm, nëse shpallet fajtor se e ka udhëhequr grushtshtetin.
XS
SM
MD
LG