Ndërlidhjet

Serbi: 28 vetë akuzohen për korrupsion


Pamje nga Beogradi
Pamje nga Beogradi
Prokurorët në Serbi kanë akuzuar 28 persona për korrupsion, në ndërlidhje me një skemë të dyshuar mashtruese në vlerë prej 8 milionë eurosh, në njërën nga minierat kryesore të thëngjillit në këtë vend.

Prokurorët thanë të mërkurëm se në mesin e të akuzuarve gjenden menaxherë të minierës Kollubara, në jug të Beogradit, dhe zyrtarë të tjerë e biznezmen privatë.

Sipas akuzave, të dyshuarit kanë huazuar makineri nga kompani private me një çmim të fryrë, për të përfituar materialisht nga kompleksi i minierave, që ndryshe është pjesë e monopolit shtetëror “Elektroekonomia e Sërbisë”.

Serbia është zotuar se do të çrrënjosë korrupsionin, si një prej kritereve kryesore për t’iu bashkuar bllokut evropian.
XS
SM
MD
LG