Ndërlidhjet

SHBA paralajmëron Iranin


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton
Shtetet e Bashkuara të Amerikës sërish ia kanë tërhequr vërejtjen Iranit se duhet qw seriozisht t’i dëshmojë komunitetit ndërkombëtar se programi i tij bërthamor nuk përfshin aktivitete për zhvillimin e armëve bërthamore.

Përndryshe, SHBA ka paralajmëruar se Irani do të përballet me izolim të mëtejm dhe me sanksione ekonomike.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton tha se zyrtarët e BE-së po përpiqen që të caktojnë një datë me Teheranin për rë rinisur negociatat, por SHBA, sipas saj, “nuk ështe e interesuar për bisedime, për hir të bisedimeve”.

Ajo tha se edhe më tej ka kohë, që kriza të zgjidhet përmes diplomacisë.
XS
SM
MD
LG