Ndërlidhjet

SHBA: Aeroplani rrëzohet mbi ndërtesa banimi


Aeroplan luftarak F-18
Aeroplan luftarak F-18
Të paktën gjashtë njerëz janë dërguar në spital, pasi një aeroplan i Marinës Amerikane është rrëzuar mbi një ndërtesë banimi në plazhin e Virxhinias në Virxhini.

Një ndërtesë raportohet të jetë djegur, ndërsa tjetrës i ëshië shkatërruar kulmi.

Të dy pilotët kanë dalë nga aeroplani luftarak F-18 para se ai të rrëzohej.

Kreu i Shërbimeve Mjekësore dhe Emergjente në Plazhin e Virxhinias, Brus Nedelka tha se dëshmitarët kishin parë të rridhte karburant nga aeroplani, para se ai të rrëzohej.

Nedelka tha se kjo mbase e ka penguar shpërthimin.

Zona ku është rrëzuar aeroplani është afër bazave ushtarake, përfshirë Stacioni Ajror të Marinës Osheana, ku e kishte bazën edhe aeroplani që u rrëzua.
XS
SM
MD
LG