Ndërlidhjet

Përleshje të reja në Athinë


Foto nga arkivi, Athinë
Foto nga arkivi, Athinë
Protestat që pasuan varrimin e farmacistit që kreu vetëvrasje, janë kthyer në të dhunshme, ku disa protestues kanë rrahur një polic në Athinë, duke ia vjedhur atij jelekun antiplumb dhe pajisjet tjera.

Dimitris Kristolas, 77 vjeçar qëlloi veten të mërkurën në sheshin Sintagma të Athinës.

Ai la një letër, në të cilën fajësonte politikanët për mjerimin financiar dhe iu bënte thirrje “të rinjve” që t'i vrasin liderët e zgjedhur.

Greqia gjendet në krizë ekonomike dhe qeveria ka miratuar masa të ashpra të kursimit, të cilat e kanë zemëruar publikun.

Qindra njerëz kanë marrë pjesë në cermoninë e varrimit të Kristolasit.
XS
SM
MD
LG