Ndërlidhjet

Qeveria afgane dhe SHBA arrijnë marrëveshje për operacionet speciale


Komandanti i forcave amerikane në Afganistan Xhon Allen
Komandanti i forcave amerikane në Afganistan Xhon Allen
Qeveria e Afganistanit ka njoftuar sot se ka arritur marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për marrjen e përgjegjësisë për ndërhyrjet e natës nga forcat amerikane.

Ministria e jashtme afgane thotë se ky memorandum i mirëkuptimit për operacionet speciale do të nënshkruhet nga ministri i mbrojtjes së Afganistanit, Abdul Rahim Vardak, dhe komandanti i forcave amerikane, Xhon Allen.

Zyrtarët amerikanë kanë refuzuar të bëjnë komente për këtë marrëveshje, para se ajo të nënshkruhet.

Ndërhyrjet e natës për një kohë të gjatë ishin pikë e mospajtimeve në raportet Shtetet e Bashkuara – Afganistani.

Marrëveshja për këto operacione speciale është pjesë e paktit afatgjatë strategjik, për të cilin Kabuli dhe Uahsingtoni aktualisht po zhvillojnë negociata.

Sipas këtij pakti do të udhëhiqen forcat e Shteteve të Bashkuara, atëherë kur pjesa më e madhe e trupave të jashtme luftarake do të largohen nga Afganistani në vitin 2014.
XS
SM
MD
LG