Ndërlidhjet

Rripi i Gazës: Dy raketa janë hedhur në Izrael


Muri ndërmjet Izraelit dhe territoreve palestineze
Muri ndërmjet Izraelit dhe territoreve palestineze
Dy raketa janë hedhur sot nga Rripi i Gazës në pjesën jugore të Izraelit, por nuk ka pasur viktima në njerëz ose dëme materiale.

Incidenti ndodhi pasi dje një raketë e hedhur nga një aeroplan izraelit pa ekuipazh, i plagosi dy palestinezë në Rripin e Gazës, për të cilët ushtria izraelite tha se po përgatiteshin për hedhjen e raketave në Izrael.

Muajin e kaluar, ndodhi një seri e sulmeve ajrore izraelite dhe sulmeve palestineze me raketa, pasi Izraeli e vrau Zuharir al-Qaisin, shef i Komitetit të Rezistencës Popullore me seli në Gazë.

Ky incident i nxiti grupet e ndryshme militante që të lansojnë raketa brenda Izraelit.

Palestinesëz shpeshherë gjuajnë raketa të prodhimit shtëpiak brenda në Izrael, për tu hakmarrë për sulmet ajrore izraelite me aeroplana pa ekuipazh, që në shënjestër i kanë militantët brenda Rripit të Gazës.
XS
SM
MD
LG