Ndërlidhjet

Papa bën thirrje për paqe në fjalimin e Pashkëve


Papa Benedikti i 16-të
Papa Benedikti i 16-të
Papa Benedikti i 16-të sot, në fjalimin e tij tradicional Urbi et Orbi (Qytetit dhe botës) me rastin e festës së Pashkëve, para dhjetëra mijëra besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë, është angazhuar për paqe në mbarë botën.

Ai me këtë rast kërkoi nga qeveria e Sirisë që ta ndalë konfliktin njëvjeçar me gjakderdhje dhe ka folur për përkeqësimin e situatës në Nigeri dhe Mali, në të cilat ka komunitete të krishtera.

Papa e ka dënuar diskriminimin dhe shtypjen e bashkësive të krishtera në botë, e veçanërisht në Lindjen e Mesme.

“Jezu Krishti është shpresa dhe ngushëllimi, veçanërisht për pjesëtarët e bashkësisë së krishterë, që më së shumti i janë ekspozuar diskriminimit dhe shtypjes për shkak të fesë së cilës i takojnë”, tha Papa Benedikti i 16-të.
XS
SM
MD
LG