Ndërlidhjet

Siri: Qeveria kërkon garantim me shkrim nga opozita


Tym pas bombardimeve në qytetin Duma afër kryeqytetit Damask në Siri
Tym pas bombardimeve në qytetin Duma afër kryeqytetit Damask në Siri
Qeveria e Sirisë sot ka kërkuar “garantim me shkrim” nga opozita, para se t’i tërheq trupat e saj nga disa qytete në këtë vend.

Kjo deklaratë e ministrisë së jashtme të Sirisë u bë dy ditë para afatit për armëpushim, të mbështetur nga Kombet e Bashkuara.

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, e ka pranuar marrëveshjen për armëpushim, të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara, që hynë në fuqi më 10 prill.

Por, ministria e jashtme e Sirisë tha sot se raportet e mëhershme se Damasku do t’i tërheq trupat e tij nga qytetet “është shpjegim i gabueshëm”.

Këto komente u bënë pas bombardimeve të djeshme, nga të cila u vranë afro 160 vetë në provincat Idlib, Alepo, dhe lagjen Latamneh të qytetit Hama.

Këto sulme kanë shkaktuar frikë se Damasku do ta injoroj armëpushimin.
XS
SM
MD
LG