Ndërlidhjet

Izetbegoviq do ta padisë Dodikun


Kreu i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq(djathtas) dhe presidenti i Republikës Serbe të Bosnjes, Milorad Dodik(majtas)
Kreu i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq(djathtas) dhe presidenti i Republikës Serbe të Bosnjes, Milorad Dodik(majtas)
Kreu i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, tha se do ta padisë presidentin e Republikës Serbe Milorad Dodik për “përhapjen e vazhdueshme të gënjeshtarve” se babai i tij, Alia Izetbegoviq, ka qenë anëtar i forcave naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Përmes një deklarate për media, Izetbegoviq tha se gjatë LDB-së, babai i tij, atëbotë, 19 vjeçar, ishte mobilizuar në njësitet partizane dhe se në këto njësite kishte shërbyer 6 muaj.

“Armata partizane ka qenë e vetmja, në të cilën ka shërbyer Alia Izetbegovic gjatë asaj lufte”, ka thënë Izetbegoviq.

Dodik ka thënë se Alia Izetbegoviq ka qenë anëtar i divizionit SS Hanxhar dhe si pasues i ideologjisë fashiste, ishte përgjegjës për dëbimin e 150 mijë serbëve nga Sarajeva.

Dodik, president i entitetit serb të Bosnjes, ka bërë këtë deklaratë më 6 prill, në një ceremoni që shënonte 20 vjetorin e rrethimit të kryeqytetit boshnjak.

Bakir Izetbegoviq tha se si kryesues i presidencës, ishte krenar që po vazhdonte politikën e babait të tij, të cilin e përshkruajti si njeriu që disenjuar ndalimin e luftës, por dështoi në arritjen e këtij qëllimi, për shkak se “parardhësit e Dodikut nuk mund ta ndalnin veten nga kryerja e agresionit dhe gjendocidit, duke rrethuar Sarajevën, duke bombarduar dhe shkatërruar atë me vite, dhe duke vrarë 11 mijë e 541 banorët e saj, përfshirë edhe disa serbë”.
XS
SM
MD
LG