Ndërlidhjet

SHBA e "indinjuar" me dhunën siriane ndaj refugjatëve


Kamp i refugjatëve sirianë në Turqi
Kamp i refugjatëve sirianë në Turqi
Shtetet e Bashkuara thanë se janë të “indinjuara” nga dhuna siriane kundër refugjatëve në Turqi, duke e përshkruar atë si një dëshmi tjetër se Damasku nuk e ka ndërmend që të zbatojë marrëveshjen për armëpushim, që është dashur të hyjë në fuqi më 10 prill.

Departamenti Amerikan i Shtetit “ka dënuar ashpër çdo sulm të regjimit sirian mbi refugjatët në shtete fqinje.”

Shpresat për një armëpushim, megjithatë u zbehën pasi që qeveria e Bashar al Asadit vendosi kushte të reja të cilat u refuzuan menjëherë nga grupet e kryengritësve.

Me planin për armëpushim forcat qeveritare është dashur të largohen nga qendrat e populluara të marten.

Kjo lëvizje do të pasohej me një armëpushim 48 orësh nga të dy palët.
XS
SM
MD
LG