Ndërlidhjet

Orteku në Pakistan, bora ndërpret kërkimet


Pamje nga akullnaja Siaçen
Pamje nga akullnaja Siaçen
Bora ka ndërprerë përpjekjet e ekipeve të shpëtimit në Pakistan, pasi që një ortek zuri të gjallë 135 njerëz, nga ta 124 ushtarë gjatë fundjavës.

Orteku ra mbi një kompleks ushtarak afër kufirit me Indinë.

Më shumë se 200 trupa pakistaneze janë detyruar që të ndërprejnë përpjekjet e shpëtimit në zonën e katastrofës, Siaçen, e cila gjendet në pjesën veriore të rajonit të ndarë të Kashmirit, mbi të cilin kanë pretendime terriroriale si India ashtu edhe Pakistani.

Armata pakistaneze tha se nuk është e qartë nëse mund të ketë të mbijetuar.
XS
SM
MD
LG