Ndërlidhjet

Pezullohet paneli për Kushtetutën e Egjiptit


Kajro, 2011
Kajro, 2011
Një gjykatë në Egjipt ka pezulluar një panel të emëruar në muajin e kalur për të hartuar kushtetutën e re të vendit.

Avokatët dhe partitë politike liberale kanë dorëzuar ankesën duke akuzuar parlamentin me shumicë myslimane, që e ka formuar panelin, se po abuzon me pushtetin.

Dhjetëra anëtarë kanë dhënë dorëheqje nga paneli, duke kundërshtuar procesin e përzgjedhjes.

Paneli 100 anëtarësh është i ndarë mes parlamentarëve dhe figurave publike.

Por, islamikët e partisë Vëllazëria Myslimane për Liri dhe Drejtësi si dhe partia salafiste kanë pothuaj shumivën në këtë trup.

Pas hartimit të kushetutës ajo do të votohet në referendum.
XS
SM
MD
LG