Ndërlidhjet

Rivalitet në përkujtimin e Kazinskit


Jaroslav Kazinski, vëllai i ish presidentit Leh Kazinskit, duke ndezur qirinj pranë pallatit presidencial, Varshavë, prill, 2011
Jaroslav Kazinski, vëllai i ish presidentit Leh Kazinskit, duke ndezur qirinj pranë pallatit presidencial, Varshavë, prill, 2011
Politikanët polakë kanë përkujtuar ndaraz ish presidentin Leh Kazinski dhe 95 personat tjera, që vdiqën dy vjet më parë pas rrëzimit të aeroplanit në Rusi.

Presidenti Bronislav Komorovski ka vënë lule për viktimat në pallatin presidencial. Ndërsa, vëllai binjak i Kazinskit, dhe lider i opozitës, Jaroslav Kazinski, vuri kurorë lulesh në pjesën tjetër të pallatit.

Ndërkohë, mbështetësit opozitarë kanë thënë se rrëzimi i aeroplanit nuk ka qenë aksidental, duke shtyrë përpara teoritë e vrasjes.

Në anën tjetër, Gjeorgjia ka zbuluar sot një bust për nder të Leh Kazinskit, një mbështetës i madh i Tbilisit gjatë luftës së vitit 2008 me Rusinë.

Aeroplani i Kazisnkit u përplas më 10 prill të 2010 në Smolensk, derisa ai po udhëhiqte një delegacion për në Rusi, për të kujtuar 22 mijë oficerët polakë të vrarë nga policia sekrete e Jozef Stalinit në fillim të Luftës së Dytë Botërore, në malet e Katinit.
XS
SM
MD
LG