Ndërlidhjet

Në 48 orët e fundit 124 të vrarë në Jemen


Sana, maj, 2011
Sana, maj, 2011
Të paktën 124 njerëz janë vrarë në 48 orët e fundit në luftimet në mes të trupave të Jemenit dhe militantëve të Al Kaidës në jug të vendit, citon AFP burime ushtarake dhe fisnore.

Shifra që është konfirmuar si nga ushtria ashtu edhe nga burimet fisnore, përfshin 102 militantë të Al Kaidës, 14 ushtarë, dhe tetë pjestarë të fiseve që po luftonin krahas ushtrisë.

Luftimet shpërthyen pasi që militantët e Al Kaidës sulmuan kazermat ushtarake.
XS
SM
MD
LG