Ndërlidhjet

Thaçi falënderon OKB-në për refuzimin e zgjedhjeve serbe


Takimi Ban Ki-mun - Hashim Thaçi
Takimi Ban Ki-mun - Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka falënderuar sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun, për refuzimin që OKB-ja t’i organizojnë zgjedhjet e Serbisë në Kosovë.

Sipas Thaçit, kërkesa për organizim të zgjedhjeve serbe në Kosovë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Këto komente Hashim Thaçi i bëri në takim me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun, të mbajtur në selinë e OKB-së në Nju Jork, njofton faqja në Internet e kryeministrisë.

Mëtutje në takim, Thaçi e njoftoi mikrpitësin e tij edhe për tensionimin e situatës në Mitrovicë dhe ka theksuar se vizion i qeverisë së Kosovës është integrimi i Kosovës dhe i gjithë rajonit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, ndërsa në një të ardhme jo të largët, Kosova të jetë edhe anëtare e OKB-së.

Zoti Thaçi ka kërkuar mbështetjen personale të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, që Kosovës t’i mundësohet pjesëmarrja në Lojërat Olimpike.
XS
SM
MD
LG