Ndërlidhjet

Vazhdojnë aktivitetet diplomatike për Sirinë


Ambasadorja amerikane në OKB Sjuzën Rajs
Ambasadorja amerikane në OKB Sjuzën Rajs
Aktivitetet diplomatike lidhur me Sirinë vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme, pasi Damasku e ka injoruar afatin për tërheqjen e trupave dhe tankeve të veta nga qytetet.

I dërguari ndërkombëtar për krizën në Siri, Kofi Anan, në Teheran do të bisedoj me zyrtarët e lartë të Iranit për Sirinë.

Irani është njëri nga pak aleatët e mbetur të Sirisë.

Mbrëmë, Kofi Anan ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, që t’i mbështes përpjekjet për tërheqjen e trupave deri më 12 prill, që është data e hyrjes në fuqi të armëpushimit, sipas planit të Ananit.

Në Uashington, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, do të takohet me kolegun e saj rus, Sergei Lavrov.

Zonja Klinton tha se në Nju Jork dhe në kryeqytetet e tjera po zhvillohen “bisedime intensive” për Sirinë.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Sjuzën Rajs, tha se shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit kanë shprehur shqetësim lidhur me përkushtimin e Sirisë ndaj armëpushimit.
XS
SM
MD
LG