Ndërlidhjet

Rusi: Është vrarë një personalitet mysliman


Pamje nga Moska
Pamje nga Moska
Një figurë publike myslimane është vrarë në Moskë.

Ish punëdhënësi i të vrarit thotë se është qartas një krim urrejtjeje.

Policia e qytetit të Moskës tha se trupi i pajetë i personit Metin Mekhtijev, është gjetur mbrëmë vonë, me lëndime të rënda me thikë, afër banesës së tij në qendër të Moskës.

Policia nuk ka dhënë detaje lidhur me motivet e mundshme të vrasjes.

Metin Mekhtijev, 33 vjeçar, shtetas rus me origjinë nga Azerbajxhani, kishte punuar për Qendrën Kulturore Islamike, njëra nga qendrat e këtilla më të vjetra në Rusi, që vitin e kaluar ishte mbyllur nga Gjykata Supreme e Rusisë.

I ndjeri Mekhtijev ishte i involvuar edhe në organizatat e tjera islamike.

Ish kolegët, duke cituar dëshmitarët, thonë se një grup prej pesë njerëzve, përfshirë edhe një femër, “së pari e rrahën e pastaj ia prenë fytin”.

Ata thanë se vrasja i ka shenjat e krimit nga urrejtja nga ana e ultranacionalistëve radikalë.
XS
SM
MD
LG