Ndërlidhjet

Kurti "alarmon" për veriun NATO-n e KFOR-in


Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka drejtuar një letër, sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen dhe komandantit të KFOR-it, Erhard Drevs, nga të cilët ka kërkuar, që të ndërmarrin masa të menjëhershme për t’i vendosur forcat e KFOR-it në veriun e Mitrovicës, për të parandaluar incidentet e mëtutjeshme që mund të ndodhin.

Duke kujtuar vrasjen e Selver Haradinajt me bombë në shtëpinë e tij në Mitrovicë, si dhe incidentet e fundit në raport me Serbinë, si arrestimi i përfaqësuesit të sindikatës së pavarur të metalurgëve të Kosovës, e arrestimi i dy policëve kosovarë nga ana e xhnadarmërisë serbe, Kurti ka theksuar se “populli i Kosovës është shumë i shqetësuar nga përkeqësimi drastik i situatës së sigurisë.

“Nga ne kërkohet të qëndrojmë "të qetë", por ne nuk mund të jemi të qetë, duke qenë në dijeni të cënueshmërisë së skajshme të shqiptarëve që jetojnë në veri të Mitrovicës”, ka shkruar Kurti, që njëherësh ëshë edhe deputet dhe kryetar i Komisionit Parlamentar ëpr Punë të Jashtme.

Ai ka thënë se shqiptarët në veri janë pa mbrojtje institucionale dhe “nën mëshirën e strukturave ilegale të Beogradit, të cilat vazhdojnë të përdorin forcën për të frikësuar shqiptarët që t’i braktisin shtëpitë e tyre.”

“KFOR-i është akoma përgjegjës për ofrimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë popullin e Kosovës. Prandaj me anë të kësaj letre ju kërkoj që të merrni masa të menjëhershme për t’i vendosur forcat e KFOR-it për të parandaluar incidentet e mëtutjeshme që mund të ndodhin".

"Është jetike të veprohet tani, për të ofruar siguri për të gjithë, dhe për të bërë të mundur që Kosova të jetë një shtet i së drejtës. Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë nuk duhet të lejohen që të lënë akoma jetimë në Mitrovicë apo kudo tjetër në Kosovë, “thuhet në fund të letrës së Kurtit drejtuar sekretarit të përgjithshëm të NATOs, Anders Fog Rasmusen dhe komandantit të KFOR-it, Erhard Drevs.
XS
SM
MD
LG