Ndërlidhjet

Armëpushim në Siri


Homs, Syri, 10 prill, 2012
Homs, Syri, 10 prill, 2012
Armëpushimi ka hyrë në fuqi në Siri, ndërsa raportet e hershme flasin se nuk ka dhunë të madhe.

Një ditë më herët, Damasku u zotua se do të ndalojë operacionet ushtarake, por ruan të drejtën për të reaguar ndaj, siç i ka quajtur “terroristëve”.

Fillimisht, Damasku është dashur të tërheqë trupat të martën si pjesë e planit të paqes të të dërguarit ndërkombëtar Kofi Anan, por, luftimet kanë vazhduar edhe pas kësaj dite.

Damasku nuk ka shpjeguar nëse do të tërheqë trupat, por një zëdhënës i Ananit, ka theksuar se ata duhet ta bëjnë një gjë të tillë.

Uashingtoni është skeptik se Siria do të mbajë premtimet. Ambasadorja amerikane në OKB, Suzan Rajs, tha se premtimet e Sirisë “janë pak të besueshme”.
XS
SM
MD
LG