Ndërlidhjet

Rasmusen viziton Afganistanin


Trupat ushtarake afgane
Trupat ushtarake afgane
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen tha se aleanca është në rrugë për të dorëzuar plotësisht përgjegjësitë e sigurisë te forcat lokale afgane në fund të viti 2014, ashtu edhe siç është paraparë.

Duke folur gjatë një vizite që u bëri forcave afgane të sigurisë në Kabul, Rasmusen tha këta trupa do të jenë gati që të marrin rolin udhëheqës në vend, në mesin e vitit 2013.

Ai po ashtu u zotua se financimi dhe trajnimi i trupave afgane nga NATO do të vazhdojë deri pas vitit 2014.

Forcat afgane të sigurisë, aktualisht kanë një numër prej 330 mijë pjesëtarësh dhe pritet të rriten në 352 mijë deri në fund të vitit.

Gjatë vizitës së tij, Rasmusen do të takojë presidentin Hamid Karzai.
XS
SM
MD
LG