Ndërlidhjet

Gashi në Egjipt, ende s'ka vendim për Kosovën


Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Ibrahim Gashi
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Ibrahim Gashi
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Ibrahim Gashi ka udhëtuar nga Riadi në Kajro ku ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Egjiptit.

Gashi është pritur nga zëvendësministri i Jashtëm dhe drejtori i Institutit Diplomatik të MPJ-së së Egjiptit, Osama Tavfik Badr, me të cilin ka biseduar për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Biseda u zhvillua në frymë shumë miqësore dhe zëvendësministri i Jashtëm egjiptian, Badr e siguroi zëvendësministrin Gashi se Egjipti shumë shpejt, sapo të ketë përmbyllur krijimin e institucioneve të reja, do të marrë vendim për njohjen e Kosovës”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

“Populli dhe institucionet e Egjiptit, u shpreh ai, janë dhe do të jenë në mbështetje të Kosovës”, citohet të ketë thënë ai.
XS
SM
MD
LG