Ndërlidhjet

Kroacia ndalon tubimin e ekstremistëve të djathtë


Kryeministri kroat, Zoran Millanoviq.
Kryeministri kroat, Zoran Millanoviq.
Kroacia ka ndaluar marshin e ekstremistëve të djathtë evropianë, të paraparë për këtë fundjavë në mbështetje të kriminelëve të dënuar të luftës, duke thënë se tubimet që nxisin dhunë, janë të paligjshme.

“Ky lloj tubimi ndërkombëtar nuk do të zhvillohet në Kroaci. Qeveria do të veprojë shumë qartë në situata të tilla”, ka thënë kryeministri kroat, Zoran Millanoviq.

Partia e ekstremit të djathtë në Kroaci, HSCP, ka thënë se do të presë disa parti dhe shoqata ultra të djathta evropiane nga Hungaria, Belgjika, Bullgaria dhe Franca, për të marshuar këtë të shtunë në Zagreb, në mbështetje të dy ish-gjeneralëve kroatë, Ante Gotovina dhe Mlladen Markaç – të dy të dënuar për krime lufte gjatë konfliktit të vitit 1990.
XS
SM
MD
LG