Ndërlidhjet

Nju Jork: Shqiptari e pranoi fajin për terrorizëm


Pjesëtarët e sigurisë i kontrollojnë udhëtarët në një stacion metroje në Nju Jork
Pjesëtarët e sigurisë i kontrollojnë udhëtarët në një stacion metroje në Nju Jork
Një personi i përkatësisë shqiptare, Agron Hasbajrami, që jeton në Nju Jork, ka pranuar se është fajtor për akuza për terrorizëm, pasi kishte provuar të shkojë në Pakistan për t'u bashkuar me grupet radikale xhihadiste kryengritëse.

Ky person mbrëmë vonë, në një gjykatë federale, tha se i ka mbështetur materialisht terroristët.

Ai ballafaqohet me 15 vite burg.

I dyshuari Agron Hasbajrami është pajtuar që të dëbohet.

Autoritetet thanë se ai ka dërguar më se 1 mijë dollarë në mbështetje të aktiviteteve terroriste në Pakistan dhe Afganistan dhe kishte komunikuar me dikë në Pakistan, që kishte thënë se ishte anëtar i një grupi të armatosur, që i ka vrarë ushtarët e Shteteve të Bashkuara.

Autoritetet thanë se ai kishte shprehur dëshirën për të vdekur si martir.

Agron Hasbajrami ishte arrestuar në aeroportin Kenedi në Nju Jork, në muajin shtator të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG