Ndërlidhjet

Angazhim i koordinuar për rend në veri


Mitrovicë
Mitrovicë
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thçai, ka thirrur në një takim komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Drevs, zëvendësshefin e EULEX-it, Endi Sparks, përfaqësuesin special të BE-së, njëkohësisht shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, si dhe zëvendësambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Majkëll Marfi, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Sipas kumtesës së bërë publike nga kabineti i kryeministrit, ky i fundit ka theksuar "vendosmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit si dhe shmangien e incidenteve ndëretnike në veri të Kosovës".

Të gjithë të pranishmit në takim mësohet të kenë dënuar ashpër aktin terrorist, të ndodhur javën e kaluar në Mitrovicë, në të cilin ka humbur jetën qytetari i Kosovës, Selver Haradinaj.

Ata janë dakorduar për angazhim të koordinuar, me qëllim të vendosjs së rendit dhe ligjit në veri të Kosovës.
XS
SM
MD
LG