Ndërlidhjet

Familja e bin Ladenit dëbohet në Arabinë Saudite


Policia bën rojë para shtëpisë ku besohej të jetë strehuar familja e Osama bin Ladenit, në Islamabad.
Policia bën rojë para shtëpisë ku besohej të jetë strehuar familja e Osama bin Ladenit, në Islamabad.
Avokati i familjes së Osama bin Ladenit në Pakistan tha se të vejat dhe fëmijët e kryeterroristit të vrarë do të dëbohen në Arabinë Saudite javën e ardhshme.

Këtë muaj, drejtësia pakistaneze ka dënuar tri të vejat e bin Ladenit – dy shtetase saudite dhe një jemenase – së bashku me dy vajza të tij me nga 45 ditë arrest shtëpiak për hyrje dhe banim të paligjshëm në Pakistan.

Ish-udhëheqësi i rrjetit terrorist, Al Kaida, është vrarë në maj të vitit të kaluar nga komandot e Shteteve të Bashkuara në Abotabad të Pakistanit.
XS
SM
MD
LG