Ndërlidhjet

Situatë e qetë në Maqedoni


Vendi ku janë gjetur të vrarë pesë personat.
Vendi ku janë gjetur të vrarë pesë personat.
Pas vrasjes së pesë personave të etnitetit maqedonas në një fshat pranë Shkupit dhe protestave të banorëve lokalë për të shprehur revoltën ndaj aktit, situata në Maqedoni të shtunën paraqitet e qetë.

Viktimat janë identifikuar si: Filip Sllavkovski, Aleksandar Naçevski, Cvetanço Açevski, Kire Trikovski dhe Borçe Stevkovski, ndërsa varrimi i tyre do të bëhet sot.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se po punon intensivisht në zbardhjen e rastit.

Zyrat e të gjitha përfaqësive diplomatike në Maqedoni e kanë dënuar atë, duke kërkuar nga institucionet e vendit sjelljen e ekzekutorëve para organeve të drejtësisë.
XS
SM
MD
LG