Ndërlidhjet

Okampo tërhiqet nga gara për kreun e BB-së


Logo e Bankës Botërore
Logo e Bankës Botërore
Ish-ministri kolumbian i Financave, Hoze Antonio Okampo, është tërhequr nga gara për president të Bankës Botërore, duke shprehur mbështetje për nigerianin Ngozi Okonjo Iveal për kryetar të institucionit financiar.

“Është e qartë se procesi po zhvendoset nga një garë e bazuar në merita, në të cilën kandidatura ime ka qëndruar mbi baza të forta, në një proces më shumë politik”, ka thënë Okampo.

Kandidati amerikan, Jim Jong Kim, pritet të fitojë garën. Ai ka marrë mbështetjen edhe të Ministrisë ruse të Financave.

Bordi i Bankës Botërore pritet të mblidhet të hënën, më 16 prill, për të zgjedhur presidentin e ri.
XS
SM
MD
LG